Home » Formula 1 » Ferrari arriti kohën më të shpejtë

Ferrari arriti kohën më të shpejtë

Në ditën e fundit të provave në Valenci, interesim të madh ka zgjuar paraqitja e Fernando Alonsos.

Dy herë ish kampioni i botës i cili për herë të parë para publikut të tij ishte ulur pas timonit të Ferrarit arriti kohën më të shpejtë të këtyre provave.

Sapo ka zbritur në pistë, spanjolli ka filluar të ulë me shpejtësi kohën dhe pas rreth 10 xhirove e ka ndalur kronometrin në 1 minutë 11 sekonda e 905 të qindtat. Krahas Alonsos edhe kampioni aktual Xhenson Baton për herë të parë ishte ulur në bolidin e Meklarenit.

Ndërkohë Virxhin Rejsing është një tjetër ekip në Formula 1, që ka prezantuar makinën e saj të re. Makina VR-01 këtë vit do të pilotohet nga braziliani Luka di Grassi dhe gjermani Timo Glok.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni