Home » Kampionati Kosovar » Ferizajt nuk i pëlqen shtyrja e stinorit pranveror!

Ferizajt nuk i pëlqen shtyrja e stinorit pranveror!

Futbollistët e Ferizaj në çdo pikëpamjet janë të gatshëm për nismën e stinorit pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Arsim Abazi, kryetrajner i Ferizajt, tha se kushtet dhe rrethanat janë ato që diktuan që stinori pranveror në Raiffeisen Superligë të shtyhet deri më 14 mars. Mirëpo, ai beson se më nuk do të ketë shtyrje për faktin se do të ishte katastrofë. “Ferizaj është i gatshëm për betejat pranverore.

Shtyrja e stinorit dihet se është bërë për shkak të borës dhe gjendjes së fushave me baltë dhe ujë. Shpresojmë se nuk do të ketë më shtyrje të stinorit se vërtet do të ishte shumë keq. Ferizaj ka qenë skuadër që ka zhvilluar përgatitjet disaditëshe në Maqedoni dhe çdo shtyrje do të ketë ndikim negativ në formën e futbollistëve tanë. Prandaj, kam frikë se nëse ndodh edhe një shtyrje do të ndikojë edhe në rënien e formës së futbollistëve të mi, të cilët kanë punuar shumë në përgatitjet që ishim në Maqedoni.

Mirëpo, klubet duhet të jenë sa më syçelë dhe t’i rregullojnë ato fusha që të jenë sa më të gatshëm për gara. Shtyrja për klubin aspak nuk është e mirëpritur, por kushtet e diktuan këtë gjë”, theksoi Abazi. Ferizaj në stinorin vjeshtor zuri vendin e shtatë në tabelë me 25 pikë të tubuara dhe në pranverë mëton të jetë në mesin e gjashtë klubeve të para.

Kjo skuadër ka mbetur pa katër futbollistët të përbërjes së parë, si, Agron Istrefin, Përparim Livorekën, Shyqeri Alilin e Milaim Berishën, të cilët janë larguar gjatë këtij dimrit. “Natyrisht se pa katër futbollistë të përbërjes së parë nuk do të jetë edhe aq lehtë për ne që ta nisim stinorin pranveror.

Mendoj se me punën që kemi bërë kemi krijuar lojë mjaft kompakte dhe dëshmia më e mirë ka qenë edhe zhvillimi i pesë ndeshjeve miqësore në Maqedoni. Nga pesë ndeshje, katër herë luajtëm baras, ndërsa shënuam vetëm një fitore”, tha Abazi. Ferizaj shpreson se edhe në pranverë do të përsërisin lojërat e mira sikurse në vjeshtë.

“Në ndeshjen e parë të pranverës na pret sfidë shumë e vështirë, pasi kemi përballë kampionin vjeshtor, Trepçën nga Mitrovica. Ky do të jetë ballafaqim shumë i vështirë, por besoj se do të shfaqim lojë të mirë dhe në start të pranverës do të shënojmë fitore.

Mendoj se për ndeshjen kundër Trepçës do të jemi të gatshëm në çdo aspekt dhe do të arrijmë rezultat të favorshëm”, theksoi Abazi. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni