Home » Liga e Kampionëve » Fergusoni i zhgënjyer

Fergusoni i zhgënjyer

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është i zhgënjyer me eliminimin e skuadrës së tij nga Champions League në futboll.

As rikthimi i sulmuesit më të mirë, Rooney, nuk ndihmoi që Manchester Unitedi të gjejë kualifikimin për në gjysmëfinale. Manchester Unitedi ia pa sherrin golit të Robbenit, i cili e përmbysi të tërin. Në fakt edhe Rafael ka pak a shumë faji për eliminimin e skuadrës së Manchester Unitedit, i cili mori kartonin e dytë të verdhë qysh në minutën e 50-të, kur e ka lënë në fushë më një futbollist më pak skuadrën angleze.

Ferguson mendon se nuk ka qenë edhe kualifikim i merituar i bavarezëve. “Me njëmbëdhjetë futbollist ne nuk kishim problem, por futbollisti i ri, Rafael, tregoi se nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje. Por Bayerni e përjashtuan atë duke vrapuar të gjithë drejt gjyqtarit, tipikë gjermanë. Çelësi kryesor ishte goli i parë para përfundimit së pjesës së parë dhe dërgimi jashtë loje i të riut.

Problemi ishte se pa një futbollist ata e poseduan topin dhe u mbrojtëm shumë mirë”, tha Ferguson. Strategu anglez me gjithë mllefin e eliminimit nga kjo garë prestigjioze, mendon se skuadra e tij luajti mirë. Ky eliminim ka shokuar të gjithë dashamirët e futbollit jo vetëm në “Old Trafford”, por në përgjithësi në Evropë, pasi “Djajtë e kuq” ishin llogaritur edhe favoritë të plotë. Bayerni dëshmoi edhe njëherë se është skuadër që din të luftojë deri në qindtat e fundit të sekondave për rezultat pozitiv.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni