Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur fjalë shumë të mira për homologun e tij, Carlo Ancelottin.
Ferguson pas një kohe të gjatë flet në pika të shkurtra sesi e ka ditur se nuk ka gjasa për titull.
“Në pauzën mes ndeshjeve pranova se Chelsea do të jetë kampion. Ne menduam se do të jetë vështirë për Wiganin të bëjë diçka dhe kur dëgjuam se ata ishin reduktuar në 10 futbollistë, të gjitha shpresat tona u zhdukën. E dimë se sa vështirë është ta fitosh titullin – është liga më e vështirë në botë dhe ne e kemi fituar atë në tre vitet e kaluara. E uroj Carlo Ancelottin për arritjen e mrekullueshme. Ai është një menaxher i mirë dhe burrë i mirë”, tha Ferguson










Normal qka e sht menaxher i mir edhe njeri i mir s e aka njeri te keq qka e sht kan kuq e zi
milan