Pesëherë kampioni i US-Open, Roger Federer, tregoi një lojë të jashtëzakonshme në çerekfinale të kësaj gare, për të eliminuar tenistin e pestë në botë, Robin Soderling.
“Ishin kushte të këqija për lojë”, tha Federer duke iu referuar erës, që megjithatë nuk e zbehu këtë dyluftim.
Zvicerani 29-vjeçar fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-4, 6-4 dhe 7-5), ndërsa në gjysmëfinale do të ndeshet me serbin Novak Djokovic, i cili më herët eliminoi Gael Monfilsin me rezultat 7-6, 6-1 dhe 6-2.









