Futbollisti Astrit Fazliu pas një muaj e më tepër rikthehet me sukses në fushën e blertë, i cili ishte kreator i fitores së Prishtinës.
Fazliu në minutën e 90-të me golin e tij i solli fitore skuadrës së tij fitore me rezultat 2:1 në ballafaqim me Lirinë, në ndeshjen e javës së 31-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina me tri pikë që ndali në shtëpi ngjitet në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Liria mbetet e gjashta me 44 pikë.
Ndeshja filloi me veprime të plogështa nga te dyja skuadrat dhe me pak raste shënimi. Rasti i parë vjen në minutën e 20-të të ndeshjes, kur Taulant Dajakut, gjuajti por pa sukses. Pas gjashtë minutave edhe një rast i Prishtinës, por futbollisti Suad Saliagiqit nuk ishte i saktë.
Liria pati rastin më të mirë në minutën e 27-të, kur Mullallari doli vetëm, por portieri i Prishtinës qe më i shpejt se ai dhe ia hoqi topin nga këmbët jashtë 16-shit. Prishtina hapet në lojë dhe në minutën e 34-të ka realizuar gol nëpërmjet Labinot Ibrahimit, i cili shënoi me kokë pas harkimit të një bashkëlojtarit të tij. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1:0 në favor të Prishtinës.
Mysafirët pas disa tentimeve ia dolën që në minutën e 63-të të barazojnë shifrat 1:1, duke iu falënderuar golit te Mullallarit. Pas pak minutave, Fitim Krusha nuk pati fat të kalojë Lirinë në epërsi, por goditja tij ndalet nga tërthorsja. Në minutën e 90-të, Astrit Fazliu, i cili futet në pjesën e dytë pas një asistimit të bukur të Zejnullahut ka shënuar golin e fitores.
Fazliu ishte shumë i gëzuar pas ndeshjes për faktin se është rikthyer në fushë me gol pas atij lëndimit që ka pasur në nyjën e këmbës.
“Falënderojë zotin që shënova gola para publikut tim. Jam i lumtur më fitoren, ani pse kjo fitore nuk na hyn në garën për titull, por është një motiv shtese për takimet e radhës”, tha Fazliu. Liria megjithëse kërkojë të paktën të kthehet me një pikë, nuk ia arriti qëllimit. “S’po mund të kuptoj skuadrën time, e cila edhe në këtë takim sikur më Trepçën, pëson gol në minutën e fundit të ndeshjes. Përqendrimi i skuadrës është shumë i dobët. Kemi mundur ta fitojmë lojën. Ishim të pafat”, tha ”, Behajdin Gjinali, kryetrajner i Lirisë.
Box
Prishtina-Liria 2:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit, Prishtinë.
Shikues: rreth 300.
Gjyqtarë: Domi, Miranaj, Veseli
Shënues: Ibrahimi (34), Fazliu (90) për Prishtinën dhe Mulallari (63) për Lirinë.
K.V: Kuka, Ibrahimi, Fazliu (Prishtina), H. Kabashi, Sulollari (Liria).
Prishtina: Statovci, Kuka (Haliti), Berisha, Vokshi, Kozhani, Maliqi (Fazliu), Dajaku (Sermaxhaj), Saliagiq dhe Zejnullahu. Trajner: Ramiz Krasniqi.
Liria: Memaj, Qerkaxhiu, H. Kabashi (L. Kabashi), Qakalli, Cenaj, Kurusha, Sulollari (Zylfallari), Mulallari, Tafili, Buqaj (Ibishi) dhe Karahoda. Trajner: Behajdin Gjinali.
Rezultatet
Ferizaj-Vëllaznimi 1:1
Kosova-Gjilani 3:0
Drenica-Flamurtari 3:0
Prishtina-Liria 2:1
Trepça-Hysi 1:0
Besa-KEK-u 4:1
Tabela
1. Trepça 31 14 11 5 44:25 56
2. KEK-u 31 14 8 9 49:32 50
3. Prishtina 31 14 7 10 35:32 49
4. Besa 31 14 6 11 40:26 48
5. Hysi 31 14 5 12 49:37 47
6. Liria 31 12 8 11 38:33 44
7. Flamurtari 31 11 11 9 37:39 44
8. Drenica 31 12 7 12 35:43 43
9. Ferizaj 31 11 7 13 26:40 39
10. Vëllaznimi 31 10 6 15 30:41 36
11. Kosova 31 8 7 16 25:39 31
12. Gjilani 31 5 10 16 27:50 26
Në javën e 32, më 23 maj takohen: Besa-Ferizaj, KEK-u-Trepça, Hysi-Prishtina, Liria-Drenica, Flamurtari-Kosova dhe Gjilani-Vwllaznimi.









