Cesc Fabregas, kapiten i Arsenalit nuk do të jetë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Portos, e cila zhvillohet në kuadër të ndeshjes së kthimit të tetës së finales së Champions League në futboll.
Fabregas mungon për shkak të lëndimit. “Nuk do të mund të rrezikojmë me të, ashtu që ai nuk do të paraqitet në takimin e nesërm”, tha Wenger.









