Skuadra e futbollit anglez, Evertoni, është i etur për të fituar trofe. Evertoni në edicionin e ri të Premierligës do të hyjë me ambicie që të fitojë njërin prej trofeve në Angli.
Nga viti 1995 e këndej klubi me traditë të futbollit anglez nuk ka arritur t’i gëzohet asnjë trofeut. Atëkohë pati fituar trofeun e Kupës FA, ku në stadiumin Wembley pati mposhtur skuadrën e fuqishme, Manchester Unitedin. Mirëpo, ka 15 vjet e më tepër që ky klub nuk i ka sjellë trofe adhuruesve të flaktë që ka vazhdimisht në mbështetje.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, i ka vënë vetes për detyrë që në edicionin 2010-11 të sjellë trofe në “Goodison Park”. Moyes njihet si strateg i mirë në Angli, i cili në vitin 2002 ka marrë ta udhëheq skuadrën e Evertonit. Nga koha kur e ka marrë Moyes Evertonin ka përmirësuar lojën. Me gjithë lojërat e mira Evertoni nuk i ka buzëqeshur asnjë trofe.
Evertoni vazhdimisht është ndër klubet më stabile në Premierligë dhe shumë i papërshtatshëm për klubet e mëdha siç janë Arsenali, Liverpooli, Chelsea, Aston Villa, Manchester Unitedi. Evertoni është duke u përgatitur për kampionatin e ri me një turne në Australi, ku mesfushori Tim Cahill ka pranuar një pritje të ngrohtë.
“Ka qenë mrekulli të vijmë në Australi – ka aq shumë tifozë të Evertonit, shumica e të cilëve kanë të bëjnë me Tim Cahill, por një pjesë edhe me Ligën Premier. Ne kemi qenë një ekip i mirë në Premierligë për tashmë disa vite. Nëse e dini historinë e Evertonit – Evertoni ka fituar kampionate dhe gara Evropiane. Një gjë që unë dhe Tim nuk e kemi bërë është se ende nuk kemi fituar. Mendoj se tashmë duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim”, tha Moyes.
Evertonin në kampionatin e ri anglez pret të ketë paraqitje më të mira sesa në edicionin e kaluar. Klub që gjithmonë ka synim ngjitjen sa më lartë në renditjen e tabelës në Premierligë. Klub me organizim të pashoq dhe me futbollist mjaft cilësorë. Evertoni kampionatin që e lamë pas zuri vendin e tetë me 61 pikë, por në përgjithësi pati lënë përshtypje jashtëzakonisht të mirë.
Moyes ka synim që në edicionin e ri të ketë paraqitje sa më të mirë dhe të synojnë edhe t’i sigurojnë një vend në garat evropiane. Menaxheri i Evertonit punon me përkushtim me futbollistë, për ndërtimin e një skuadre të fortë dhe që të jetë në majën e futbollit anglez.









