Home » Futboll » Euro 2010: Shqipëria përballë Francës

Euro 2010: Shqipëria përballë Francës

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, është e kënaqur me shortin sepse nuk do të ketë përballë edhe rivalë aq të fortë në grup.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të ketë grupin e lehtë, ku do të ketë përballë kombëtaren e Francës. Në shortin e hedhur në Varshavë të Polonisë, kombëtarja e Shqipërisë mësoi edhe rivalët që do t’i ketë në Kampionatin Evropian 2012 që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

Në kryeqytetin e Polonisë, në Varshavë, është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian të futbollit “EURO 2012″, faza finale e të cilit do të organizohet në Poloni dhe Ukrainë.

Shqipëria është në grupin D së bashku me Francën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. Kombëtarja e Gjermanisë duket se do të jetë në grup të lehtë, pra në grupin A, ku do të ketë Turqinë, Austrinë, Belgjikën, Kazakistanin e Azerbajxhanin.

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, është e kënaqur me shortin sepse nuk do të ketë përballë edhe rivalë aq të fortë. Spanjollët bëjnë pjesë në grupin I me Çekinë, Skocinë, Lituaninë e Lihtenshteinin. Edhe Italia, kampione e botës, llogarit se në grupin C nuk ka kombëtare që mund ta sfidojnë si: Serbia, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Estonia e Ishujt Faroe.

Anglia është në grupin G me kombëtaren helvetike përkatësisht Zvicrën, pastaj Grupi G, Bullgarinë, Uellsin e Malin e Zi. Njëra prej grupeve mjaft të forta konsiderohet grupi H, ku bëjnë pjesë Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Qipro e Islanda.
Grupi A

1. Gjermania

2. Turqia

3. Austria

4. Belgjika

5. Kazakistani

6. Azerbajxhani

Grupi B

1. Rusia

2. Sllovakia

3. Irlanda

4. Maqedonia

5. Armenia

6. Andora

Grupi C

1. Italia

2. Serbia

3. Irlanda e Veriut

4. Sllovenia

5. Estonia

6. Ishujt Faroe

Grupi D

1. Franca

2. Rumania

3. Bosnja

4. Bjellorusia

5. Shqipëria

6. Luksemburgu

Grupi E

1. Holanda

2. Suedia

3. Finlanda

4. Hungaria

5. Moldavia

6. San Marino

Grupi F

1. Kroacia

2. Greqia

3. Izraeli

4. Letonia

5. Gjeorgjia

6. Malta

Grupi G

1. Anglia

2. Zvicra

3. Bullgaria

4. Uellsi

5. Mali i Zi

Grupi H

1. Portugalia

2. Danimarka

3. Norvegjia

4. Qipro

5. Islanda

Grupi I

1. Spanja

2. Çekia

3. Skocia

4. Lituania

5. Lihtenshtein

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni