Home » Kampionati Kosovar » Është e dëmtuar apo jo fusha e KF Prishtinës

Është e dëmtuar apo jo fusha e KF Prishtinës

Njëra prej fushave më të dëmtuara të futbollit padyshim është e klubit të futbollit Prishtina.

Në fushën e stadiumit të qytetit në Prishtinë stërvitin të gjitha grup-moshat, po ashtu zhvillohen edhe aktivitete të tjera jashtë futbollit. Koncerti i fundit që është mbajtur në stadiumin e Prishtinës ka dëmtuar fushën bukur shumë, por një gjë të tillë është interesante se e mohon kategorikisht zëvendës drejtori i KF Prishtina, Naser Hyseni.

“Fusha sigurisht se është e dëmtuar, por jo në atë masë ashtu siç transmetohet në opinion”, ka thënë Hyseni.

Sesa është e dëmtuar fusha dhe ku stërviten futbollistët e kësaj skuadre me renome? Hyseni përgjigjet: “Futbollistët stërviten në fushën e stadiumit të qytetit. Por kohët e fundit jemi duke e ruajtur më shumë fushën dhe stërvitjet zhvillohen edhe jashtë saj. Synimi jonë është të ruajmë sadopak fushën që të rikthehet në vete”.

Edhe disa ditë do të zhvillohet koncerti i radhës në stadiumin e qytetit, ku do të vjen këngëtari i mirënjohur Ramazoti. Në pyetjen tonë se do të dëmtohet edhe më shumë fusha me mbajtjen edhe të një koncerti? “Absolutisht jo. Koncerti nuk e dëmton fushën pavarësisht se mund të shkelet, por nuk mund t’i bëjë dëme”, theksoi Hyseni.

Ku do t’i zhvillojë ndeshjet Prishtina?

Prishtina mund t’i luajë ndeshjet si vendase në kampionatin e ri jashtë stadiumit të vet për shkak të rregullimit (renovimit) të fushës. Zv.drejtori Hyseni këtë mundësi e ka hedhur poshtë dhe e ka quajtur si të pavërtetë që Prishtina do të luajë si vendase gjetiu!

“Prishtina sigurisht se është duke investuar në renovimin e disa gropave në fushë, pasi është edhe e dëmtuar, kur dihet se aty stërviten të paktën 500 të rinj. Ajo që thuhet në opinion se Prishtina do të luajë ndeshjet si vendase jashtë fushës së vet assesi nuk qëndron. Të gjitha ndeshjet që nga java e parë do t’i zhvillojmë në stadiumin e qytetit. Fusha është e mirë. Sikur të mos stërvitem së paku 20 ditë në këtë fushë, ajo do të kthehet në mënyrën më të mirë të mundshme. Prishtina e ka fushën e fortë, më pak investime, ajo do të bëhet më e mira. Nuk kemi nevojë të ndërrojmë edhe fushën, por vetëm duhet pak investime në renovimin e saj dhe të bëjmë ashtu si duhet”, tha Hyseni.

Dëmi 20 mijë euro!

Përderisa Hyseni thotë se fusha e futbollit nuk është aq e dëmtuar sa për t’u merakosur, e shqetëson dëmtimi i më së një mijë karrigia gjatë ndeshjes së finales së kupës së Kosovës, Liria-Vëllaznimi. “Ishin dëmtuar së paku 1000 karrigia dhe vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro. Kjo shqetësuese apo jo’, tha Hyseni.

Për sa kohë mbulohet pjesa perëndimore?

Punimet për mbulimin e pjesës perëndimore të stadiumit nuk shkojnë me atë ritmin e parashikuar, por paksa më ngadalë. Megjithatë, Hyseni tha se brenda dy muajve do të përfundojnë punimet dhe pjesa perëndimore do të jetë e mbuluar në tërësi. Hyseni tha se mbulimi i stadiumit i ka kushtuar mjaft KF Prishtinës, projekt i cili realizohet nga një kompani sllovene. Hyseni tha se nuk mund të jep shifër të saktë sesa kushton mbulimi i pjesës perëndimore, por sipas tij, sillet 200-300 mijë euro! /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni