Home » Kampionati Italian » Edy Reja: Mund të përfundojmë para Interit

Edy Reja: Mund të përfundojmë para Interit

Trajneri i Lazios, Edy Reja, beson se ata mund të shfrytëzojnë avantazhin e rënies në formë të Interit së fundi për të përfunduar në pozitën e tretë të tabelës së Serie A.

Ekipi i Leonardos u mposht nga Parma gjatë vikendit për të ngecur tetë pikë prapa liderit, Milanit, dhe tash është tre pikë para Lazios, që pushton pozitën e katërt. Dy ekipet do të përballen gjatë vikendit në ndeshjen që do të vendosë se kush do të qëndrojë në pozitën e tretë e që kualifikon drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve.

“Tash ne duhet të fitojmë kudo duke filluar nga e shtuna në San Siro kundër Interit. Së fundi Inter nuk ka luajtur mirë. Ne shpresojmë kjo të vazhdojë edhe të shtunën. Pozita e tretë është afër dhe tash ne duhet të përpiqemi t’i arrijmë ekipet para nesh pa shikuar më prapa”, ka thënë Reja.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni