Home » Europa League » Edhe City përfundoi aventurën

Edhe City përfundoi aventurën

Manchester City nuk ka mundur të kaloi në fazën çerekfinale të Ligës UEFA-s.

City favorit u eliminua nga skuadra portugeze, Sporting. Në takimin e dytë, City shënoi fitore me rezultat 3:2, por humbja në takimin e parë me shifrat 1:0 i pamundësoi kalimin më tej, pasi goli si mysafir i ndihmoi skuadrës nga Lisbona.

Këtë të fundit mirë e kishin nisur takimin dhe kishin realizuar të parët nëpërmjet Fernandez (33’) dhe Wolfwsinkel (40’), ndërkaq vendasit u rikthyen në pjesën e dytë kur realizuan tri herë me anë të Aguerros dy herë (60’ dhe 82) dhe Balotellit (75’), që realizoi nga pika e bardhë. Rastin e fundit të takimit e pati portieri Hart i cili në sekondat e fundit për pak sa nuk shënoi pas goditjes nga këndi. Tani si kampioni në fuqi, United po ashtu edhe City të gjitha forcat do t’i përqendrojnë në Premier Leaguen angleze.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni