Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro, ka thënë se fitorja ndaj Andorrës nuk duhet bërë behane.
“Për Kombëtaren tonë është e rëndësishme të jemi të mirorganizuar në mbrojtje dhe më pas të dalë me kundërsulme të rrezikshme. Gjithsesi, dy fitore në dy miqësoret e fundit rrisin optimizmin brenda skuadrës, pasi na presin eliminatoret dhe ndeshjet zyrtare nuk janë larg. Ky rezultat kishte rëndësi edhe sepse i dhuruam kënaqësi tifozëve. Nuk është asnjëherë e lehtë të luash kundër ekipeve si Andorra, të cilat qëndrojnë shumë në mbrojtje. Kjo fitore është e bukur, sepse vjen pas asaj në Malin e Zi”, tha Duro.









