Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, tha se Shqipëria ndaj Luksemburgut pret fitore, ndërsa vet e ka lavdëruar punën e përzgjedhësit Josip Kuzhe.
Duro është shumë optimist e sidomos për sfidën ndaj Luksemburgut. Kemi një trajner shumë të aftë dhe me eksperiencë, që di t’i vlerësojë saktë situatat.
Të gjithë lojtarët janë të bashkuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin, ndërsa trajneri vendos për formacionin”, tha Duro. Sipas tij, barazimi në Rumani ka qenë sa domethënës aq edhe motivues për sfidën e të martës (sot).









