Vlora Dumoshi, drejtoresh e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, priti në një takim Xhavit Bajramin, kampion i Botës në Kick-Box.
Dumoshi uroi Bajramin për mbrojtjen e titullit të kampionit të Botës në versionin me prestigjioz të ISKA kundër ukrainasit Dimitri Bezus, duel i cili u mbajt më 8 maj të këtij viti në Prishtinë.
Ndërkaq, Xhavit Bajrami, falënderoi drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, për pritje, dhe për mbështetjen financiare që i është ofruar atij nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Sport dhe Rini, për organizimin e këtij dueli.
“Ne si komunë kemi mbështetur dhe do të mbështesim edhe në të ardhmen sportin dhe sportistët, që shënojnë rezultate në arenën ndërkombëtare, sepse edhe kjo është një mënyrë shumw e mirë e prezantimit të shtetit më të ri të botës”, tha Dumoshi.
Në shenjë falënderimi për mbështetje kampioni i Botës në Kick-Box, Xhavit Bajrami, i dhuroi Drejtoreshës për Kulture, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshit, një mirënjohje. Bajrami është kick-boksieri më i mirë shqiptar dhe që premton rezultate të reja gjatë këtij viti.









