Futbollisti Didier Drogba, ka thënë se është kampionati më i mirë për Chelseat, të cilët kanë fituar dy trofetë këtë vit: Premierligën dhe FA Cup.
“Po, ky është kampionati më i mirë, sepse arritëm aq shumë gjëra së bashku si ekip dhe pasi erdhën trofetë, por vërtetë kjo është për shkak se skuadra luajti mirë, ndërsa mua mu dha rasti për këpucën e artë. Është gjë e rëndësishme për arsye se unë përsëri shënova në finalen e madhe dhe klubi fitoi dy trofe një kampionat, që vlerësohet shumë në Angli. Të jetë ekipi i parë ta ketë bërë atë, për Chelsean është fenomenale”, tha Drogba









