Pas një ballafaqimi dramatik, Drita e Gjilanit jo vetëm që ju revanshua KH Kosovës për humbjen e vetme në garat preliminare te grupit A, edhe pse me fitore me rezultat të ngushtë (9:8) por të meritueshme KH Drita me meritë ja doli që të fitoi titullin e Kampionit të Kosovës për edicionin 2009/10 për grup-moshën e pioniereve (kadeteve të reja).
Kupën e FHK-së kapitenes Stina Shabani ja dorëzoi koordinatori i garave për grup-mosha të reja Sedat Zhuri
Puna gjithnjë shpaguhet edhe pse ndonjë here kjo rrugë është e mundimshme dhe me plotë peripeci. Këtë e dëshmon suksesi i vashave gjilanase, te cilat përkrahjen e vetme e kanë nga dy individ të palodhshëm, të cilët me punë profesionale dhe vullnetare por shpesh edhe me mjete vetanake ja arritën qëllimit.
Agim Shkodra dhe dr Selami Ymeri vërtetë kanë dhënë një kontribut kolosal në arritjen e sukseseve dhe mbijetesën e KH Drita në këto qaste të vështira, kur Komuna dhe institucionet tjera sportive te këtij qyteti thuaje e kanë braktisur fare. Prandaj ky sukses ka vlerë të dyfishtë, sepse tregon se sa shumë mund të bëjnë entuziastët e vërtetë të hendbollit, por deri kur kështu? I apelojmë të gjithë dashamirëve të hendbollit gjilanas që të e ndihmojnë këtë skuadër dhe këta punëtor të zellshëm që mos të shuhet hendbolli ne qytetin i cili ka traditë të madhe të hendbollit.
Loja e mirë, angazhuese dhe plotë imagjinatë e karakterizonte lojën e KH Drita ne këtë edicion të garave, dhe mbi të gjitha përvetësimi i elementeve teknike dhe taktike të cilat me shumë përkushtim jau kishte shpejguar dhe trajnuar trajneri Agim Shkodra. Ky edicion i sapo përfunduar tregoi se hendbolli është në rrugë të mirë të marr veten dhe të kthehet aty ku e ka vendin, sepse të gjitha skuadrat marr pjesë çka tregon interesimin e tyre dhe për këtë duhet lavdëruara klubet për pjesëmarrje edhe pse veprojnë në kushte jo të mira financiare.
Të gjitha ndeshjet i gjykuan kandidatët për gjyqtarë të rinj të hendbollit, të cilët për mes shkollimit të organizuar nga FHK-ja në bashkëpunim me SHGJHK-në dhanë edhe një provim në ngritjen e cilësisë se referimit.
REZULTATET PERFUNDIMTARE
LIGA E PIONIEREVE
REZULTATET DHE PLASMANI
GJYSMËFINALET:
Femrat:
Kosova – Shqiponja 16:14(9:6)
Drita – Vëllaznimi 12:7(6:4)
NDESHJA FINALE
Konkurrenca e femrave
Kosova – Drita 8:9(4:5)
NDESHJA PER VENDI I TRETË
Shqiponja – Vëllaznimi 11:6(6:1)










URIME ju lumtee
suksese edhe ne vitet e tjera !!
jena njeshaa
1.ft