Home » Kampionati Shqiptar » Dinamo ka festuar me fitore

Dinamo ka festuar me fitore

Dinamo ka festuar me fitore ngritjen zyrtare të trofeut të kampiones, teksa ka mundur Besën 4:3 në “Qemal Stafa“.

Ndeshja përmbyllëse e këtij kampionati, që fare pak ka dhuruar emocione dhe cilësi sportive, ndërkohë që me shumicë ka prodhuar dukuri tejet negative, si dhuna, trukimet, përfoljet, akuzat e kundërakuza, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me lojën e bukur dhe magjike të futbollit.

Kesisoji, te merkuren e 19 majit 2010, u luajtën ndeshjet e javës së fundit të superligës. Të cilat zbuluan edhe verdiktet e fundit të një kampionati shumë të përfolur, për t’u harruar, “estradës” së të cilit nuk i shpëtuan edhe ndeshjet e kësaj të mërkure. Ku spikat fitorja e Teutës në “Loro Borici”, ndaj Vllaznisë vendase, që nuk dukej fare e impenjuar, duke mos u prishur punë “djemve të detit”, të cilët, nëse nuk fitonin, do t’i nënshtroheshin “play-out”-it.

Gramozi, i rënë prej disa javësh në kategorinë e parë, ka tërhequr pas vetes edhe Apoloninë e Fierit, falë fitores së ndeshjes direkte në Ersekë, 3:0. Skuadra fierake nuk ka mundur dot t’i shmanget humbjes në ndeshjen e fundit të kampionatit, për të ushqyer ato shpresa të pakta që kishin për mbijetesë, sepse kolonjarët nuk kanë falur.

Në këtë mënyrë, Apolonia e shikon veten një kategori më poshtë, duke lënë elitën e futbollit shqiptar, që mban emrin superligë. Teuta, falë fitores 2:0 në Shkodër, ka siguruar direkt mbijetesën, duke i shpëtuar “provimit të vjeshtës”, ndeshjes shtesë së “play out”-it. Në këtë “stacion” kanë mbetur dy skuadra, Skënderbeu i Korcës dhe Kastrioti i Krujës.

Që do të ballafaqohen me dy skuadra të kategorisë së parë të këtij edicioni, për të diskutuar për herë të fundit mbijetesën në superligë. Konkretisht, Kastrioti, që ka mundur 1:0 Lacin në javën e fundit, do të ndeshet me Lushnjën, në “play-out”, ndërsa Skënderbeu, që barazoi 2:2 me Tiranën në javën e fundit të garës, do të ballafaqohet në “play-out” me Kamzën.

Ndeshje të cilat do të luhen më 26 dhe 27 maj, në kryeqytet, javën e ardhshme. Vec Dinamos, që është shpallur kampione, edhe pse ka regjistruar plot 8 humbje radhazi në fazën e tretë, vec Besës, që është shpallur nënkampione dhe fituese e Kupës së 58-të të Shqipërisë, Tirana ka zënë vendin e tretë, duke parakaluar me 1 pikë më shumë Lacin, që fiksohet përfundimisht në vendin e katërt.

Të gjitha këto skuadra (Dinamo, Besa, Tirana dhe Laci) do të marrin pjesë në Kupat e Europës, blutë në Ligën e Kampioneve, ndërsa tri skuadrat e tjera në “Europa League”.

Flamurtari, që ka mundur 3:2 Shkumbinin në “aktin” e fundit të këtij kampionati, ka zënë vendin e pestë në klasifikim, duke bërë një kapërcim të madh në këtë fazë të tretë, teksa luftonte për mbijetesë, por e shikon veten në mesin e artë, në fund të garës.

Ja edhe pasqyra e plotë e javës së 33-të të superligës.

Kategoria Superiore

Java 33 (e fundit)

Skenderbeu – Tirana 2:2 (1:0)

Shënues: Nestorovic 2′, Cajku 48’ / Abilaliaj 46’, Sorra 49’

Vllaznia – Teuta 0:2 (0:0)

Shënues: Mile 47’, 50′

Flamurtari – Shkumbini 3:2 (1:0)

Shënues: Shehaj 30′, Lena 85’, Memelli 90′ / Branica 91′, Gjyla 93′

Kastrioti – Laci 1:0 (0:0)

Shënues: Kalari 78’

Gramozi Apolonia 3:0 (2:0)

Shënues: Dos Santos 16′, 53’, Metani 37′

Dinamo – Besa 4:3 (1:1)

Shënues: Kuli 41’, Sefa 64’, 82’, Bakaj 69’ / D.Xhafaj 17’, Poci 52’ (pen), Mancaku 64’

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni