Lassana Diarra, mesfushor i Real Madridit mendon se ka ardhur koha që klubi mbretëror ta fitojë Champions Leagua në futboll.
Diarra një mesfushorë i spikatur është i bindur se synimet do të realizohen, por sipas tij, duhet pasur kujdes ndaj rivalëve që mos të befasohen papritur.
“Do ta fitojmë Champions Leagua. Është një garë e madhe. Ndeshja kundër Lyonit do të jetë e vështirë, sepse atyre iu pëlqen të luajnë kundër skuadrave të mëdha. Ne duhet të jemi të përgatitur që ta shfaqim futbollin tonë”, tha Diarra.









