Gjasat janë që Lassana Diarra që të rikthehet se shpejti në premierligë. Diarra, futbollist që luan në repartin e mesfushës te Real Madridi, ka mundësi që kampionatin e ri ta vesh fanellën e skuadrës së Manchester Unitedit.
“Djajtë e kuq” kanë shprehur dëshirën për ta transferuar atë, për një çmim që besohet të jetë rreth 27 milionë euro.
Marca shkruan se pas startit të mirë në kampionatin e kaluar, Pellegrini e kishte humbur besimin në të, duke bërë që ai të mos ketë më vend në përbërjen e Real Madridit.









