Home » Liga e Kampionëve » Deschamps: Interi i bën kundërshtarët të dridhen

Deschamps: Interi i bën kundërshtarët të dridhen

Trajneri i Olympique de Marseille, Didier Deschamps, është i vetëdijshëm se Interi do të paraqesë rrezik të madh për skuadrën e tij në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit të mërkurën mbrëma janë mysafirë në Stade Velodrome, në kërkim të dhënies fund të një periudhe të vështirë, me ç’rast kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

“Interi ka aq shumë kampionë ndërkombëtarë, aq shumë lojtarë të cilët janë të mësuar me Ligën e Kampionëve, të cilët mund ta bëjnë ndryshimin, si Milito, Pazzini ose Sneijder”.

“Ata i bëjnë kundërshtarët të dridhen. Vlera e Interit as që mund të diskutohet dhe do të jetë ndryshe nga ajo që kemi parë në ndeshjet e fundit në Serie A”, ka thënë Deschamps në një konferencë për media.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni