Home » Boks » Demolli: Në fillim të muajit gusht do të nis përgatitjet kombëtarja e Kosovës

Demolli: Në fillim të muajit gusht do të nis përgatitjet kombëtarja e Kosovës

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se në fillim të muajit gusht do të nis përgatitjet kombëtarja e Kosovës në boks.

“Kemi dy ballafaqime të boksit në shtator me dy klubet hungareze, Debrecenin e Kecmencin. Prandaj, në fillim të muajit gusht kemi paraparë të nisim përgatitjet që të jemi sa më të gatshëm për ballafaqimet e Euroligës. Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës do të mbaj mbledhjen gjatë këtyre ditëve dhe do të vendosin edhe vendin e zhvillimit të përgatitjeve. Gjasat janë që përgatitjet t’i zhvillojmë në Shqipëri”, tha Demolli.

Në ditët e ardhshme përzgjedhësi Xhevdet Peci do të shpallë emëroren e boksierëve për përgatitjet.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni