Home » Sporte tjera » Delija – pa konkurrencë

Delija – pa konkurrencë

Çiklisti Alban Delija, anëtar i klubit Gjakova 137 edhe njëherë ka dëshmuar se është më i miri në Republikën e Kosovës.

Është gara e dytë që po mbizotëron gjatë këtij vitit dhe bëri me dije së rënie e formës së tij ka qenë e përkohshme. Delija zuri vendin e parë në Kampionatin e rregullt të Kosovës, i cili u mbajt në relacionin Prishtinë-Gjilan-Dardanë-Artanë-Prishtinë, me gjatësi të shtegut 135 kilometra.

Në këtë garë shumë të fortë çiklistët dëshmuan përgatitje të lartë sidomos në konkurrencën e seniorëve. Kampionati është organizuar nga Federata e Çiklizmit të Kosovës në bashkëpunim me klubin e çiklizmit AS Prishtina. Delija e zuri vendin e parë me kohë të kaluar 3,52,28 orë, ndërsa pas tij renditen dy çiklistët e klubit AS Prishtina: Rafet Azemi i dyti me kohë të kaluar 3,56, 45 orë, ndërsa i treti Rrahim Mani arriti në cak me kohë 3,57,43 orë.

Delija është shumë i kënaqur me rezultatin që ka arritur në shteg dhe për formën e mirë që ka dëshmuar. Çiklisti Delija tha se është një rezultat inkurajues që e bënë edhe më optimist për garën e ‘Rrethit të Kosovës’ që do të mbahet në javët e ardhshme. Në konkurrencën e juniorëve, çiklistët e Kastriotit nga Ferizaj dominuan në shteg, duke qenë më të mirë se klubet të tjera. Qëndrim Guri (Kastrioti) e zuri vendin e parë me kohë të kaluar 3,52,28 orë.

Edhe vendin e dytë dhe të tretë e zënë dy çiklistët e Kastriotit: Egzon Misini me kohë 4,08,10 përkatësisht Azem Haliti me kohë të kaluar 4,10,12 orë. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Njazi Berisha, tha se ka qenë garë shumë e fortë, por edhe shtegu i mirë ka mundësuar që çiklistët të dëshmojnë vlerat e veta. “Kampionati ka qenë parapërgatitje për garën e ‘Rrethit të Kosovës’ e cila mbahet se shpejti. Të gjithë çiklistët dëshmuan cilësitë e veta dhe sigurisht se si federatë jemi të kënaqur. E falënderojmë edhe Departamentin e Sportit të Kosovës, e cila vazhdimisht mbështet çiklizmin dhe lehtëson punën për zhvillimin e aktiviteteve”, tha Berisha. Përveç garës që mbajtën të meshkujt, ishte paraparë edhe femrat të zhvillojnë aktivitetin e tyre, megjithatë kjo nuk ndodhi, kriza financiare që ka përfshirë sportin e femrave ka qenë e pamundur të zhvillohet ky aktivitet. Pas dy javë do të zhvillohet Kampionati ekipor i Kosovës në Gjakovë në konkurrencën e meshkujve.

Rezultatet – seniorët

1.Alban Delija (Gjakova 137) 3,52,28 orë

2. Rafet Azemi (AS Prishtina) 3,56, 45

3. Rrahim Mani (AS Prishtina) 3,57,43

Juniorët

1.Qëndrim Guri (Kastrioti) 3,52,28 orë

2. Egzon Misini (Kastrioti) 4,08,10

3. Azem Haliti (Kastrioti) 4,10,12

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni