Mesfushori i Chelseat, Deco, tha është në prag të marrëveshjes me klubin e elitës së futbollit brazilian, Fluminense.
Deco ditë më parë braktisi fanellën e kombëtares së Portugalisë dhe tash është afër që të luajë në Fluminense, e cila ka synime për pjesën e lartë të elitës së Brazilit. Portugezi pritet të nënshkruajë kontratë 18 muajshe dhe do të prezantohet më 15 korrik.
“Nëse Chelsea më lejon të largohem, unë ia kam dhënë fjalën Fluminenses edhe pse nuk kam nënshkruar ndonjë parakontratë. Nëse koha ime në Londër përfundon, atëherë do të luaj në Brazil”, tha Deco.









