Futbollisti Deco, edhe përfundimisht i ka thënë lamtumirë kombëtares së Portugalisë.
Deco ka qenë shumë i dashuruar me kombëtaren portugeze, por cilat janë arsyet që u largua?
“Për arsye personale kam vendosur që mos të luajë më me përfaqësuesen, mirëpo Portugalia përgjithmonë do të mbetet në zemrën time”, – tha Deco.
Futbollisti me prejardhje braziliane që ka 32 vjet ka zhvilluar 75 ndeshje me Portugalinë dhe ka shënuar pesë gola.









