Futbollisti portugez, Deco, nuk e ka ndërmend të qëndrojë edhe më tutje në Chelsea.
Ky futbollist dëshiron të largohet dhe destinacioni i ri do të jetë Brazili. Për Chelsea pas skandalit të Terryt do të jetë goditja e radhës nëse largohet Deco.
“Dua të rikthehem në Brazil. Ende kam disa vite të mira të futbollit cilësor në mua, por dua të jem afër fëmijëve të mi”, tha Deco.









