Futbollisti i Chelseat, Deco, ka gjasa të luajë për skuadrën braziliane, Fluminense.
Deco ka konfirmuar mundësinë e largimit nga kampioni i ri anglez dhe mundësitë e këtij mesfushorit janë të shkojë në Fluminense.
“Ka shumë mundësi të luaj për Fluminense, por për momentin nuk mund të them asgjë pasi kam marrëveshje me Chelsean. Do të vendosi pas Kupës Botërore. Nuk vij në Brazil për ta përfunduar karrierën. Vij për të luajtur. Besoj se edhe disa vite mund të luaj në nivelin më të lartë”, tha Deco.









