Home » Futboll » Curri nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës me Vorskla Poltavas

Curri nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës me Vorskla Poltavas

Mbrojtësi shqiptar, Debatik Curri, nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës me Vorskla Poltavas.

Kjo ka mjaftuar që marrëdhënia të kriset. Marrëveshja e 26-vjeçarit me klubin që luan në Vorskla Poltavas përfundon pas gjashtë muajsh, ndërsa ai duket se ka ndërmend të provojë aventurën në një tjetër ekip.

Megjithatë, tani gjithçka është shndërruar në një luftë nervash, ndërsa nuk ka munguar edhe presioni nga ana e trajnerit të skuadrës, Nikolai Pavlov.

Ky i fundit ka folur ashpër rreth sjelljes së Currit, madje ka pohuar publikisht se nëse futbollisti vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës, ai nuk do të përfshihet në planet për kampionatin e ri.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni