Home » Futboll » Curri në Turqi, qendërmbrojtës, si në kombëtare

Curri në Turqi, qendërmbrojtës, si në kombëtare

Debatik Curri rrëfen për “Bota Sot” ditët e para turke me fanellën e Genclerbirligi

Pas nënshkrimit të kontratës, bartjes në Ankara, Debatik Curri i është përveshur punës së tij me klubin e Genclerbirligi. Pas katër vjetësh në futbollin ukrainas me ekipin e Vorskla Poltavës, ai kishte vendosur të kalonte në një kampionat më të njohur.

Në një bisedë ekskluzive nëpërmjet lidhjes telefonike nga Austria ku ekipi i tij është duke kaluar një fazë stërvitore, Curri ka folur për ditët e tij të para turke.

“Më ka befasuar pritja shumë e mirë në klubin e ri. Ekipi më ka përjcellur gjatë paraqitjeve të mia në kombëtare dhe këtu jam i angazhuar si qendërmbrojtësm, detyrë e njëjtë që e bëjë edhe me kombëtaren, ndonëse tek Vorskla luaja më i avancuar si mesfushor. Besoj se ky rol ku jam vendosur përfundimisht do të më ndihmojë edhe më shumë në paraqitjet në kombëtare”, tha Curri. Ai është i vetdijshëm se do të ketë punë me disa nga sulmuesit më të mirë në Evropë, si Milan Barosh, Harry Kewell, Daniel Guiza etj..

“Mendoj se kampionati turk është shumë i fortë, ka 18 skuadra që kanë bërë vërtetë transferime të mira. Mendoj se me një pregatitje të mirë dhe me angazhim do të luaj rregullisht. Besoj se do të jetë një eksperiencë e mirë, ndonëse kam një eksperiencë me sulmues të njohur, jam i vetëdijshëm se do të jetë vështirë, pasi që do ekip ka lojtarë të mirë. Por besoj se do t’ia dalë”.

Genclerbirligi është duke kryer një fazë përgatitore jashtë Turqisë.

“Aktualisht jemi në fazën përgatitore në Austri, ku do t’I zhvillojmë katër ndeshje miqësore ndër to edhe me Arsenalin e Londrës. Është një dallim i madh ndërmjet Vorsklës dhe Genclerit, këtu punohet shumë, më shumë se në Ukrainë, kemi një trajner gjerman, Thomas Dol që kërkon punë, kurse edhe klubi është më i madh dhe më shumë i organizuar”, tha Curri.

Te skuadra kuqezi prishtinasi do të bartë fanellën me numër 5. “Kam kërkuar fanellën me numër 5, sikur në kohët kur luaja në Prishtinë. Është numër që më ka pëlqyer gjithmonë”.

Te kjo skuadër janë edhe Labinot Harbuzi dhe Bekim Balaj i transferuar këtë verë nga Vllaznia e Shkdorës. “Kryesisht jemi bashkë. Labinoti ka pasur një operacion të vogël në Suedi dhe e gjithë skuada presim të kthehet së shpejti në fushë”.

Futbollisti 26 vjear tha se ndjehet i kënaqur se do të luajë në një kampionat me Lorik Canën. “Besoj se do të kemi një derbi shqiptar, që do të jetë ineteresant. Më erdhi shumë mirë që Loriku erdhi në Turqi”, tha ai.

(b. s.)

b o x

T: Cavcav e njeh karakterin shqiptar

Pronari i klubit Genclerbirligi, Ilhan Cavcav është me prejardhje shqiptare, ndërsa Curri tregon për takimin e parë me të.

“Kur u takova për kontratë, më tregoi se babai i tij ishte nga Prishtina. Ndër të tjera më tha se e njef shumë mirë karakterin shqiptar”, tha anëtari i rregullt i kombëtares shqiptare, me të cilën ka luajtur 30 ndeshje deri më tani dhe ka shënuar një gol.

Kombëtarja të vazhdojë ritmin e fitoreve

Mesfushori i kthyer në qendërmbrojtës, beson se me fanellën e dytë kuqezi, atë të kombëtares pret rezultate të mira edhe në kualifikime.

“Besoj që jemi në një fazë tëe mirë, tri takimet e fundit miqësore i kemi fituar dje kjo na ka shtuar vetbesimin. Do të mundohemi të vazhdojmë këtë ritëm dhe të mos pësojmë humbje. Ndonëse, kualifikimet janë tjetër nga ndeshjet miqësore, ku presioni i rezultatit është më i madh. Është grup i vështirë i kualifikimeve, por mendoj se edhe ne duhet të kemi synimet e tona dhe duhet të japim maksimumin në do ndeshje. Jam i bindur se këtë edicion të garave do të tregojmë lojë edhe më të mirë”, tha prishtinasi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni