Home » Futboll » Curri: Mos harroni, Rumunia është shumë e fortë

Curri: Mos harroni, Rumunia është shumë e fortë

Mbrojtësi i Genclerbirligit dhe i kombëtares shqiptare, Debatik Curri shprehet  kundër mbivlerësimit të kuqezinjve para Rumunisë

Është hera e dytë që kthehet në grumbullimet e kombëtares dhe më nuk e ka problemin e adaptimit në rolin e ri, pasi që nga transferimi i tij te Genclerbirligi në Turqi, Debatik Curri vazhdon të luajë vetëm si qendërmbrojtës.

“Tash po e kam më lehtë të ambientohem në kombëtare, pasi që të njëjtin rol e kam edhe në skuadrën e re”, tha Curri.

Prishtinasi kërkon që të mos fryhet shumë ajo çfarë thonë mediat rumune para ndeshjes së premtes, se kinse kuqezinjtë po përgatisin hakmarrje dhe kërkon që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë. Mediat nga Bukureshti kanë shkruar sikur Shqipëria është një mision i parealizueshëm i kombëtares së tyre, ndërsa këtë e kanë transmetuar mediat në Tiranë, duke i kontribuar një klime jo reale sipas fuqive të futbollit në bari.

“Nuk do të luajmë për t’u hakmarrur, atë ndeshje tashmë e kemi harruar, pastaj fjala është për një fillim të ri të kualifikimeve ku duhet të paraqitemi sa më mirë. Edhe pse nuk duhet mohuar që kemi luajtur mirë dhe kemi marrë rezultate pozitive në serinë e fundit të ndeshjeve, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tonë. Nuk duhet harruar se Rumunia është një ekip shumë i fortë dhe i mirë sidomos në aspektin teknik”, tha Curri.

Por, çka pret realisht Curri nga takimi i së premtes në

“Realisht, shpresoj të mos pësojmë humbje fare apo edhe një barazim të paktën ta nxjerrim”, tha ai.

Megjithatë futbollistët kuqezinj premtojnë maksimumin, pas humbjes turpëruese të vitit 2007 (6:1). “Nëse u referohemi statistikave, vërtet jemi shumë larg Rumanisë, por bazuar në mundësitë reale të momentit, mund të ballafaqohemi me dinjitet ndaj kujtdo kundërshtari. Me statistikat duhet të merret media më shumë, ndërsa ne jo edhe aq. Dy ndeshje kanë shumë ndryshim, madje edhe kur luhen në harkun e dy ditëve. Ne mund të mundemi më keq, por kjo nuk do të thotë se humbja erdhi për shkak të “6-1”-shit të parë. Ne lojtarët kuqezinj e kemi hequr nga mendja atë disfatë, ndoshta duhet ta bëni edhe ju mediat këtë. Tani gjithçka është ndryshe, sepse është një ndeshje komplet e re”, tha Hamdi Salihi, sulmuesi i kombëtares.

Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar një ndeshje stërvitore me Apolloninë e Fierit që përfundoi pa fitues (1:1). Pas takimit trajneri Josip Kuzhe ishte shprehur i pakënaqur nga loja.

Rumunia i ka humbur tre lojtarë për shkak të lëndimeve (Cristian Sapunaru, Mihai Raduţ dhe Cristian Tanase) duke ftuar tre futbollist në fund si Cosmin Contra, Costin Lazar dhe Mihai Roman.

Ndeshja Rumuni – Shqipëri, luhet në ora 20:00 (21:00 sipas kohës lokale) në stadiumin e klubit Ceahlul (18 000 ulëse) të qytetit verior, Piatra Neamt të Rumanisë.


Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni