Home » Basketboll » Cili ka të drejtë?

Cili ka të drejtë?

Ka vite që organizohet streetballi në qytetet e ndryshme të Republikës së Kosovës. Këto aktivitete i organizon “Streetball Kosova ®” Shoqatës së Streetball-it të Kosovës (Sh.S.B.K) që ka për kryetar Agon Fehmiun dhe ajo e “Sport For All” me kryetar Pëllumb Bajqinovcin.

Te dy këto shoqata jo-qeveritare organizojnë aktivitete ndaras dhe nuk e njohin njëra – tjetrën.

Përderisa kryetari Shoqatës së Streetball-it të Kosovës, Fehmiu krahun tjetër e quan si shoqatë ilegale, Bajqinovci tha se është sport i rrugës dhe ka të drejt çdo kush të organizojë gara të nivelit të këtij sporti.

Në komunikatën që ka dërguar Fehmiu mes të tjera thuhet: “Pas përfundimit të garave të Kampionatit të Kosovës në Basketboll, fatmirësisht, aktivitetet e basketbollit në vendin tonë nuk pushojnë, përkundrazi, duke i falënderuar “Streetball Kosova ®” Shoqatës së Streetball-it të Kosovës (Sh.S.B.K) anëtare e FBK-s, ato shtohen gjatë muajve të verës.

Mirëpo, fatkeqësisht gjatë organizimit të këtij aktiviteti Shoqata e Streetball-it të Kosovës “ Streetball Kosova® ” e cila në bazë të Ligjit për Sport si dhe Statutit të Federatës së Basketbollit është e vetmja që legalisht ka të drejtë të organizojë këtë aktivitet në territorin e Kosovës, duke e quajtur aktivitetin e vet STREETBALL KOSOVA, është duke u përballur me aktivitet paralel i cili në mënyrë ilegale po e quan aktivitetin e vet me emër të njëjtë: Streetball Kosova.

Në pyetje është një grup i njerëzve që nuk kanë lidhje me sport dhe që aktiviteti më i madh i tyre është përcjellja e sportit përmes ekraneve televizive , ndërsa ata merren me biznes të bankave dhe mbajtjen e kafiterive. Këta individ në të kaluarën i kanë shërbyer organizimit të “Streetball Kosova ®” nga 2000 deri 2005 por më pas janë përjashtuar për shkak të keq përdorimeve. Ky grup është duke e thyer Ligjin dhe nuk po i përfillë institucionet e Kosovës , në këtë rast Shoqatën e Streetballit të Kosovës (Sh.S.B.K) anëtare të FBK-së. Ky grup në mënyrë të paligjshme përdorë emrin STREETBALL KOSOVA dhe jo rrallë herë ka shkaktuar obstruksione dhe ka pasur tendenca të shkaktojë edhe destruksione, të cilat fatmirësisht janë hetuar dhe eliminuar me kohë, në të kaluarën. Mirëpo këto tendenca, fatkeqësisht sivjet janë shtuar dhe sërish po vërejmë përpjekje për të shkaktuar huti në opinion, prandaj “Streetball Kosova ®” e vërtet, Shoqata e Streetball-it të Kosovës (Sh.S.B.K) anëtare e FBK-s , ka vendosur të reagojë dhe të bëjë me dije opinionit që të mos bije pre e këtij grupi që në mënyrë ilegale po e përdorë emrin Streetball Kosova.

Fatkeqësisht, sivjet ky grup ka arritur që përmes lidhjeve biznesore dhe lidhjeve private me anëtarët e Qeverisë, të sigurojnë përkrahje financiare edhe nga Institucionet që nuk do të duhej përkrahur këtë iniciativë private, sepse institucionet të Kosovës tashmë e kanë institucionin, “Streetball Kosova ®” Shoqatën e Streetballit të Kosovës (Sh.S.B.K) anëtare e FBK-s, që bënë organizimin institucional të Kampionatit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Streetball”.

Nga ana tjetër, Bajqinovci, tha e drejt e shoqatës së tij është të organizojë turne dhe nuk e ka emrin e njëjtë me shoqatën tjetër. “Shoqata jonë quhet ‘Sport For All’ dhe jo si thotë Fehmiu. Ne nuk kemi probleme dhe ajo çka shkruan në komunikatë është problem i tij. Ata kanë problem me vetveten. Le të shkon ta pyet Qeverinë, Kuvendin Komunal të Prishtinës se kush është ilegal dhe legal. Nuk kemi kohë të merrem me atë shoqatë. E drejtë e secilit është të organizojë aktivitetet e streetballit, sepse është sport i rrugës. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin se ku mund të luajnë në garat që i organizon “Sport For All” apo shoqata tjetër. Askush nuk ka fuqi t’i ndalojë aktivitete as tonat, as shoqatës tjetër. Si shoqatë nuk merrem se çka thotë ai dhe si reagon, ne organizojmë aktivitetet tona”, tha ndër të tjera Bajqinovci.

K.G.

B O X 1

Bajqinovci: S’kemi probleme

Kryetari i OJQ “Sport For All”, Pëllumb Bajqinovci, tha se aktivitetet e streetballi po shkojnë mirë. Sipas tij nuk ka kurrfarë problemi në këtë drejtim dhe këtë sport e sheh si shumë atraktiv për të rinjtë. “S’kemi probleme sa i përket organizimeve të garave në streetball. Punët shkojnë si është më së miri. Më vjen keq që të tjerët kanë probleme me veten”, tha Bajqinovci.

B O X 2

Kush i ka qitur hije të keqe?

Kryetari i Sh.S.B.K, Agon Fehmiu, është shumë i hidhëruar me krahun tjetër, duke e cilësuar si shoqatë që i ka qitur hije të keqe këtij sporti. “Grupi i këtyre individëve, tash e pesë vite i ka qitur hije të keqe streetballit pasi e ka organizuar në mënyrë jo-kompetente, duke i shkaktuar dëm të madh reputacionit të streetballit në Kosovë”, tha Fehmiu.

B O X 3

“Sport For All” organizon edhe turneun evropiane

OJQ “Sport for All” ka kaluar edhe kufijtë kosovare, duke organizuar turne ndërkombëtare të streetballit, përveç se kampioni i tyre i fundit ka marrë pjesë edhe në turneu ndërkombëtare javë më parë në Pragë të Çekisë.

Kjo organizatë joqeveritare më 21 dhe 22 gusht të këtij viti synon të organizojë edhe turneun më të madh të mbajtur ndonjë herë në Kosovë në këtë sport, me pjesëmarrjen e shumë vendeve evropiane, ku ky sport është i popullarizuar gjatë kësaj stine.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni