Home » Liga e Kampionëve » Çiftet e xhiros së dytë të kampionëve

Çiftet e xhiros së dytë të kampionëve

Pas përfundimit të gjitha ndeshjeve të xhiros së parë kualifikuese, tashmë dihen edhe çiftet e xhiros së dytë të garës më prestigjioze të futbollit ekipor në kontinentin e vjetër, Liga e Kampionëve.

Në ndeshjet e kthimit të xhiros së parë u arritën këto rezultate: Renova – Omonia Nicosia 0:2, Dinamo Tirana – FC Sheriff 1:0, HB Tórshavn – RB Salzburg 1:0, TNS – Bohemians 4:0, NK Koper – Dinamo Zagreb 3:0, Rudar P. – Litex Lovech 0:4, Olimpi Rustavi – Aktobe 1:1, Jeunesse Esch – AIK Stockholm 0:0, Pyunik – Partizan B. 0:1, HJK Helsinki – Ekranas 2:0, Zilina – Birkirkara 3:0, Debrecen – Tallinna Levadia 3:2, Lech Poznan – Inter Baku 0:1, Sparta P. -L. Metalurgs 2:0, Zhelezniqar – Hapoel Tel Aviv 0:1, Rosenborg – Linfield 2:0, Hafnarfjordur – BATE Borisov 0 :1.

Në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, që luhet më 28 korrik dhe 3 gusht, takohen: AIK – Rosenborg, Omonia – Salzburg, Sheriff – Dinamo Zagreb, Lovech – Zilina, Dinamo Kiev – Gent, Unirea Urziceni – Zenit Petersburg, Sparta P.- Lech Poznan, TNS – Anderlecht, Aktobe – H. Tel-Aviv, BATE – Copenhagen, Debrecen – Basel, Young Boys – Fenerbahçe, Partizan – HJK Helsinki, Ajax – PAOK, Braga – Celtic.

Deri në fazën grupore të edicionit të sivjetëm të Ligës së Kampionëve, do të luhet edhe një xhiroë me nga dy ndeshje, ku takimet e para luhen më 17/18 gusht, kurse ato të kthimit më 24/25 gusht. Faza grupore fillon më 14 shtator, ndërsa kjo garë përfundon me finalen e 28 majti të vitit 2011.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni