Home » Kampionati Anglez » Chelsea shtatë herë bombardoi Stoken, Liverpooli katër herë Burnleyn

Chelsea shtatë herë bombardoi Stoken, Liverpooli katër herë Burnleyn

Chelsea ka bërë kërdinë në portën e Stokes, duke shënuar shtatë gola. Një fitore e lartë e Chelseat me rezultat 7:0 kundër Stokes, në kuadër të javës së 36-të të premierligës.

Chelsea shënoi fitore me shifra të larta për ta përmirësuar gol-dallimin dhe njëherësh ka marrë edhe kryesimin në tabelë me 80 pikë. Chelsea aspak mëshire s’ka pasur për rivalin, duke e bombarduar me gola. Kalou e nisi me gola në minutën e 24-të e 31-të, për ta vazhduar Lampard në minutën e 44-të nga penalltia.

Epërsinë në 4:0 e ka ngritur futbollisti Kalou pikërisht në minutën e 68-të, për çka ka qenë edhe goli i tretë i tij në ndeshje. Lampard shtoi epërsinë në 5:0 në minutën e 81-të, ndërsa Sturridge shënoi për 6:0 në minutën e 87-të.

Rezultatin përfundimtar e ka shënuar Malouda pikërisht në minutën e 89-të. Chelsea fitoi me shifra 7:0 dhe kryeson tabelën me 80 pikë, duke e lënë pas vetes me 79 pikë Manchester Unitedin. Liverpooli ka qenë mrekullia tjetër e javës së 36-të dhe që ka tronditur me rezultat 4:0 Burnleyn në shtëpi të veten.

Liverpooli gradualisht po kthehet në formë dhe kërkon të zë trenin e fundit. Gerrard ka qenë më i qarti në lojë si me angazhim po ashtu edhe me dy gola. Në minutën e 52-të Gerrard shënoi për 1:0, ndërsa e shtoi në 2:0 pas shtatë minutave. Maxi Rodriguez në minutën e 74-të ka ngritur shifrat në 3:0 dhe Babel në minutën e katërt shtesë të lojës realizoi për epërsinë përfundimtare 4:0.

Livepooli zë vendin e shtatë me 62 pikë dhe është vetëm dy pikë larg vendit të katërt, Tottenham.

Rezultatet

Manchester United – Tottenham 3:1

Bolton – Portsmouth 2:2

Hull City – Sunderland 0:1

West Ham United – Wigan Athletic 3:2

Wolves – Blackburn Rovers 1:1

Arsenal – Manchester City 0:0

Chelsea – Stoke City 7:0

Aston Villa – Birmingham City 1:0

Burnley – Liverpool 0:4

Everton – Fulham 2:1

Tabela

1. Chelsea 36 25 5 6 93:32 80

2. Manchester United 36 25 4 7 81:28 79

3. Arsenal 36 22 6 8 78:39 72

4. Tottenham 35 19 7 9 63:37 64

5. Aston Villa 36 17 13 6 51:35 64

6. Manchester City 35 17 12 6 69:42 63

7. Liverpool 36 18 8 10 61:33 62

8. Everton 36 15 12 9 59:49 57

9. Birmingham City 36 12 11 13 35:44 47

10. Sunderland 36 11 11 14 47:53 44

11. Blackburn 36 11 11 14 38:54 44

12. Fulham 35 11 10 14 36:39 43

13. Stoke 35 10 13 12 33:44 43

14. Bolton 36 9 9 18 40:65 36

15. Wolves 36 8 11 17 29:52 35

16. Wigan Athletic 36 9 8 19 35:69 35

17. West Ham United 36 8 10 18 44:62 34

18. Hull City 36 6 10 20 32:73 28

19. Burnley 36 7 6 23 37:78 27

20. Portsmouth 36 6 7 23 31:64 16 (-9)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni