Drejtuesit e Flamurtarit të Prishtinës edhe më tutje mbeten pezull në zgjedhjen e çështjes së kryetrajnerit.
Jusuf Tortoshi, kryetrajner aktual, është në pushime verore, ndërsa Naim Pevqeli, ndihmëstrajner vazhdon përgatitjet me futbollistët. Drejtori Agim Hasani, tha se ende nuk dihet do të mbetet apo jo kryetrajner Tortoshi.
“Çështja e trajnerit është pezull”, tha Hasani. Flamurtari është përforcuar me futbollistët e Lepencit, Përparim Livorekën e Milaim Berishën, ndërsa negociojnë me dy futbollistët e KEK-ut: Fidan Hasanin e Virtyt Hashanin. “Me Hasanin dhe Hashanin jemi afër marrëveshjes”, tha Hasani. /botasot









