Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Çdo lojtar i Spanjës merr nga 600 mijë euro që fituan kampionatin botëror

Çdo lojtar i Spanjës merr nga 600 mijë euro që fituan kampionatin botëror

Secili nga 23 futbollistët e kombëtares spanjolle do të marrë një premi prej 600 mijë eurosh për fitimin e kampionatit botëror.

Shifra ishte vendosur që në fillim të turneut nga Federata Spanjolle dhe ishte kritikuar shumë duke parë krizën ekonomike në vend, por pas fitimit të Kupës, euforia ka bërë që të gjithë ta harrojnë një gjë të tillë, njofton Ballkanweb.

13.8 milionë eurot do të jepen nga Federata Spanjolle, ndërsa kjo premi ishte më e larta nga 32 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Afrikës së Jugut. Pas spanjollëve renditeshin Argjentina me 520 mijë euro për kokë dhe Anglia me 470 mijë euro.

Po ashtu, shpërblimi është tre herë më i lartë se ajo që morën spanjollët për fitoren në Euro 2008. Nëse do të mundeshin në finale, ata do merrnin 120 mijë euro.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni