Basketbollistët e Cleveland Cavaliersit shënuan fitore të mundimshme, por shumë të ëmbël me rezultat 97:95 ndaj San Antonio Spursit, në ndeshjen e vlefshme të NBA.
Cleveland edhe pa basketbollistin LeBron James dëshmuan lojë të mirë dhe arritën fitore të madhe. James mungon për shkak të lëndimit në gju dhe është ndeshja e dytë radhazi që nuk është paraqitur te skuadra e tij.
Ndër më të mirët për Cleveland ishin Mo Williamsi me 17 pikë dhe Delonte West me 16 pikë, duke i dhuruar edhe fitoren e 50-të të kampionatit skuadrës së tyre. Në radhët e San Antonios as 38 pikë te Manu Ginobilit nuk ndihmuan për rezultat të favorshëm.









