Home » Futboll

Ramos: Do të fitojmë me rezultat 3:0

Sergio Ramos, mbrojtës i dëshmuar i Realit, i çon mesazh të qartë skuadrës franceze, Lyonit, se në Madrid e pret humbje bindëse. Ramos është i bindur se Lyoni nuk ka kapacitet t’i bëjë ballë lojës së furishme të Realit dhe madje edhe ka parashikuar edhe rezultatin! “Do të fitojmë me rezultat 3:0 dhe të gjithë do të jenë të kënaqur. Ky lloj takimi e motivon çdo futbollistë... 
Etiketat: ,

Lampard: Çdo humbje e ka efektin e vet

Njëri prej futbollistëve më të spikatur në radhët e Chelseas, Frank Lampard, konsideron se çdo humbje e ka efektin e vet. Ai humbjen para disa ditësh 2:4 nga Manchester Cityn e shikon si një vetëdijesim të skuadrës që në ndeshjet e ardhshme që të mos gabojnë ngjashëm. Sipas tij, gjasat për të fituar kampionatin anglez i kanë Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. “Shpresoj... 
Etiketat: ,

Guardiola i zemëruar

Pep Guardiola, trajner i Barcelonës, është bërë shumë nervoz me futbollistët e tij gjatë një seance stërvitore të zhvilluar të hënën. Ai ka shpërthyer për faktin se e ka hidhëruar shumë barazimi me Almerinë, barazim ky që ia humbi edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit. “Ne duhet të gjallërohemi ose e gjithë puna jonë e mundimshme do të jetë asgjë këtë kampionat.... 

Duka është rizgjedhur për herë të tretë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit

Armand Duka është rizgjedhur për herë të tretë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, në mandatin e tij të tretë. Pra, starti i tij në krye të futbollit shqiptar, nisur më 2002-in, do të vijojë deri në vitin 2014. 65 anëtarët e asamblesë zgjedhore të futbollit shqiptar kanë votuar të gjithë, duke i dhënë presidentit aktual, Armand Duka, plot 49 vota, ndërsa 15 vota... 
Etiketat: ,

Manchester Unitedi më i qetë përballë Milanit

Gjiganti i futbollit anglez, Manchester Unitedi, merr frymë më lehtë, është më i qetë për faktin se ka epërsinë e rezultatit të ndeshjes së parë 3:2 si udhëtues në përballje me Milanin, në tetën e finales së Champions League. Kjo epërsi si mysafire për djelmoshat e trajnerit Ferguson është kapital i madh, pasi në ndeshjen e kthimit e ka edhe përparësinë e fushës së vet.... 

Fabregas, nuk do të jetë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Portos

Cesc Fabregas, kapiten i Arsenalit nuk do të jetë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Portos, e cila zhvillohet në kuadër të ndeshjes së kthimit të tetës së finales së Champions League në futboll. Fabregas mungon për shkak të lëndimit. “Nuk do të mund të rrezikojmë me të, ashtu që ai nuk do të paraqitet në takimin e nesërm”, tha Wenger.  Read More →

Ferizajt nuk i pëlqen shtyrja e stinorit pranveror!

Futbollistët e Ferizaj në çdo pikëpamjet janë të gatshëm për nismën e stinorit pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Arsim Abazi, kryetrajner i Ferizajt, tha se kushtet dhe rrethanat janë ato që diktuan që stinori pranveror në Raiffeisen Superligë të shtyhet deri më 14 mars. Mirëpo, ai beson se më nuk do të ketë shtyrje për faktin se do të ishte katastrofë.... 

Besa nuk heq dorë nga trofetë

“Besën e shohim në finale të kupës së Kosovës. Sa i përket titullit të kampionit do të jetë vështirë, pasi Trepça është shtatë pikë para nesh”, tha Genc Hoxha, kryetrajner i Besës. Jo vetëm Besa e Pejës, por edhe shumë skuadra të tjera të elitës së futbollit të Kosovës do të nisin stinorin pranveror me vetëm një ndeshje miqësore. Kryetrajneri i Besës, Genc Hoxha,... 
Etiketat: , ,

Van der Saar: Do të shkojmë në çerekfinale

Edwin Van der Saar, portier i Manchester Unitedit, është i sigurt se do të shkojnë në çerekfinale të Champions League në futboll. Portieri i Manchester Unitedit në asnjë mënyrë nuk i trembet Milanit, por sipas tij pret lojë të mrekullueshme të skuadrës së tij, që t’i kënaq adhuruesit me fitore. “ Nuk dua të nënçmoj Milanin, por unë dua të jem i sigurt se nuk do të bëjmë... 

Zidane: Reali do të kualifikohet në çerekfinalen e Champions League

Ish-futbollisti i spikatur, Zinedine Zidane, ka thënë se Real Madridi do të kualifikohet në çerekfinalen e Champions League. Zidane është parashikues i mirë dhe beson se Reali do të eliminojë nga garat Lyonin megjithëse ka rezultat negativ nga ndeshja e parë (0:1). “Jam i bindur se Real Madrid do të kualifikohet”, tha Zidane. Reali ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 1:0 në...