Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, ka zbuluar se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me anglezët pas Kampionatit Evropian 2012.
Është spekuluar gjatë për të ardhmen e italianit në pankinën e Anglisë pas debaklit të pësuar në Mondial, por Capello ka kthyer shpejt besimin e tifozëve pas startit të mirë në kualifikime, që ka shtyrë shumë të mendojnë për qëndrimin e tij edhe pas Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.
“Me siguri se do ta lë Anglinë pas Kampionatit Evropian. Natyrisht, së pari duhet të kualifikohemi, por pas kësaj do të jem shumi i moshuar. Dua të kënaqem pak si pensionist”, ka thënë Capello për mediet angleze.









