Home » Futboll » Çani huazohet te Modena

Çani huazohet te Modena

Sulmuesi shqiptar i Palermos, Edgar Çani është huazuar nga kjo skuadër te ekipi i Modenës. Për Çanin dihej që nuk do të kishte hapësirë për lojë te Palermo, kështu që dhënia e tij me hua ishte përsëri zgjedhja më e mirë për të.

Sezonin e kaluar ai u huazua te Padova dhe Piacenza. Te Padova shënoi 2 gola në 19 ndeshje, ndërsa te Piacenza pati një paraqitje më të mirë me 4 gola në 13 ndeshje. Modena është skuadra e katërt tek e cila huazohet shqiptari prej viti 2008 kur luan te Palermo, ai ka kaluar një kohë huazimi edhe te Ascoli.

Sulmuesi 22 vjeçar i lindur në Tiranë, pritet të jetë një ndihmesë e madhe për sulmin e ekipit “kanarin” në edicionin e ardhshëm të garave në Serie B. Një stinor tjetër në Serie B, me një skuadër si Modena që synon kualifikimin në elitë, do të jetë një ndihmesë e madhe për rritjen profesionale të shqiptarit, i cili ende nuk ka vendosur të paraqitet në fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni