Albert Bunjaku, sulmues i dëshmuar në skuadrën e Nurnbergut, por fundjavën që e lamë pas ishte e pafat për të, kur është ndëshkuar me karton të kuq në ballafaqimin me Bochumin, e cila përfundoi baras 0:0.
Për pak çaste Bunjaku ka harruar kartonin e kuq të ndeshjes në elitën gjermane, por iu është kthyer kombëtares së Zvicrës, e cila të mërkurën mbrëma, në orën 20.15, në St. Gallen do të luajë kundër kombëtares së Uruguajt.
Përzgjedhësi Ottmar Hitzfelds ka shumë shpresa të Bunjaku jo për miqësoren ndaj Uruguajt, poredhe për Kampionatin Botëror që mbahet këtë vit në Afrikën e Jugut. Bunjaku si xhentelmen arriti në Zvicër dhe i bashkohet përgatitjeve të kombëtares helvetike.
Sulmuesi shqiptar do të kërkojë edhe golin e parë të tij kundër Uruguajt. Specialisti i golave në elitën gjermane, tashmë e ka radhën të shënojë edhe përballë Uruguajt. Albert Bunjaku siç shihet në foto, i relaksuar shkon drejt vend-tubimit të futbollistëve që të përgatiten sa më mirë për sfidën e të mërkurës. /botasot









