Mesfushori ofensivë i skuadrës së futbollit Hysi nga Podujeva, Elhami Berisha, ka telashe të mëdha me gjurin e djathtë dhe i duhet që të operohet për t’u shëruar.
Këtë mesfushor të shkathët e ka ndjek fati i ligë, megjithatë, shpreson se shumë shpejt do të aftësohet për përgatitjet që fillojnë nga mesi i muajt korrik për kampionatin e ri.
“Nuk ndihem rehat nga lëndimin që pësova në kampionat në ndeshjen me Drenicën në Skenderaj. Me këshillat e mjekëve duhet që javën e ardhshme t’i nënshtrohem operimit në njërin nga klinikat në Shkup”, ka thënë Berisha.
Ai tha se për një muaj mund të aftësohet për përgatitjet që fillojnë për kampionatin e ri. /botasot









