Kampioni i pesëfishtë botëror dhe njëri nga favoritët kryesor për të fituar dhe këtë vit trofeun e kampionatit botëror, Brazili ka arritur të mposhtë kombëtarën e Koresë së Veriut me rezultat 2:1.
Futbollistët e kombëtarës Braziliane ishin dominues gjatë gjithë pjesës së parë, por ata nuk arritën të realizojnë përkundër presionit të vazhdueshëm.
Ishte Douglas Maicon futbollisti që në minutën e 55-të arriti të shënoj një supergol dhe kështu Brazili kaloj në epërsi. Ndërsa golin e dytë të Brazilit e realizoi sulmuesi i Galatasarayt (72’), Elano pas një pasimi te Robinjos.
Futbollistët e Koresë së Veriut arritën ta ngushtojnë diferencën në minutat e fundit të takimit, kur realizoi Yun Nam JI (89’), mirëpo nuk arritën të bëjnë më shumë deri në mbyllje të takimit.
Me këtë fitore, Brazili pozicionohet në vendin e parë në Grupin G, me dy pikë më shumë se Bregu i Fildishtë dhe Portugaliam të cilët luajtën baras sot, ndërsa Koreja e Veriut mban vendin e fundit pa asnjë pikë.
Brazili-Koreja e Veriut 2:1 (0:0)
Stadiumi “Ellis Park”, Johannesburg.
Shikues: 54331.
Gjyqtarë: Kassai.
Shënues: Maicon (55′), Elano (72′) për Brazilin dhe Ji. Y.N. për Korejën e Veriut.
KV: Ramirez (BR).
Brazili: Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Michel Bastos; Elano (Dani Alves), Gilberto Silva, Kaka (Nilmar), Felipe Melo (Ramires); Robinho, Luis Fabiano.
Koreja e Veriut: Ri Myong-Guk; Cha, Pak Chol-Jin, Ri Jun-Il, Pak Nam- Chol II, Ri Kwang-Chon; Mun (Kim Kum-Il), Hong, An Yong-Hak, Ji; Jong.
Rezultatet
Brazili-Koreja e Veriut 2:1
Portugalia-Bregu i Fildishtë 0:0
Tabela
1. Brazili 1 1 0 0 2:1 3
2. Portugalia 1 0 1 0 0:0 1
3. Bregu i Fildishtë 1 0 1 0 0:0 1
4. Koreja e Veriut 1 0 0 1 0:1 0
Në xhiron e dytë me 20 qershor takohen: Brazili-Bregu i Fildishtë dhe Koreja e Veriut-Portugalia.









