Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Brazili i pa ndalshëm

Brazili i pa ndalshëm

Pesë herë kampioni i botës, Brazili, më në fund shpalosi vlerat e veta ashtu si di dhe i ka hije, duke e demoluar me rezultat 3:1 kombëtaren e Bregut të Fildishtë, në ndeshjen e dytë të Grupit G në Kampionatin Botëror.

Brazili mrekulloi me lojë sidomos në pjesën e dytë e shfaqi lojën e vet të shpejt, me veprime të rrjedhshme. Luis Fabiano së bashku me Kakën dhe futbollistë të tjerë vazhdimisht kanë qenë në nivelin e lartë të detyrës. Deri në minutën e 25-të të takimit nuk pamë ndonjë rast të mirë të njërës apo palës tjetër.

Po këtë minutë, Kaka me një veprim të shkëlqyeshëm, si mjeshtër asistoi deri të Fabiano, i vetmuar nga një pozitë e vështirë dërgon gjuajtje të furishme që vetëm e ka shikuar me sy portieri i Bregut të Fildishtë, Barrry dhe 1:0. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Brazili shpërtheu me lojë, me raste dhe me gola.

Fabiano padyshim ka qenë futbollisti më i mirë i ndeshjes, në stilin e skiatorit, bëri sllallom në 16-shin e Bregut të Fildishtë, duke kaluar tre futbollistë dhe shënuar për epërsinë 2:0 pikërisht në minutën e 52-të. Bregu i Fildishtë pati rast të mirë, por Drogba në minutën e 53-të nga një pozitë ideale me kokë gjuajti jashtë portës.

Pas nëntë minutave Kaka për mrekulli gjendet në 16-sh, por goditjen e tij mezi e mbrojti portieri Barry. Pas një minute (62′), Kaka depërton nga vija fundore duke pasuar një top të mrekullueshëm deri të Elano, i cili nuk e pati të vështirë të ngrit epërsinë në 3:0. Në minutën e 79-të Toure harkoi me dinakëri, ndërsa Drogba i pambuluar me kokë zvogëloi epërsinë në 3:1.

Në minutën e 88-të Kaka është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje me bërryl ndaj futbollistit të Bregut të Fildishtë. Brazili shënoi fitoren e dytë pas asaj ndaj Koresë së Veriut me rezultat 2:1. Këtë herë Brazili luajti ashtu si i ka hije, bëri lojë të hapur të mrekullueshme dhe është njëri prej kandidatëve për ta fituar botërorin. Brazili kryeson tabelën e Grupin G me gjashtë pikë dhe ka siguruar kalimin në tetën e finales.

Brazili-Bregu i Fildishtë 3:1 (1:0)

Stadiumi “Soccer City”, Johannesburg.

Shikues: 84455.

Gjyqtarë: Lannoy (Franca).

Shënues: Luis Fabiano (25′ e 52′), Elano (62′) për Brazilin dhe Drogba (79′) për Bregun e Fildishtë.

KV: Kaka (BR), Keine, Tiene, Tiote (BF).

KK: Kaka (pas dy kartonëve të verdhë)

Brazili: Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Michel Bastos; Gilberto Silva, Felipe Melo; Elano (Dani Alves), Kaka, Robinho (Ramires); Luis Fabiano.

Bregu i Fildishtë: Barry; Demel, Kolo Touré, Zokora, Tiéné; Yaya Touré; Eboué (Romaric), Tioté; Dindane (Gervinho), Drogba, Kalou (Keita).

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

1 Response to " Brazili i pa ndalshëm "

  1. valoni says:

    bravooooooooooo fabiannnnooooooooooooooo

    braziliiiiiii n.r 1

Komentoni