Kombëtarja e Brazilit shënoi fitore të lartë me rezultat 3:0 ndaj Kilit, në ndeshjen e të tetës së finales së Kampionatit Botëror në futboll.
Brazili ‘shkeli’ edhe rivalin e radhës, kësaj radhe Kilin. Brazili shkëlqeu në të gjitha aspektet, duke dëshmuar njërën prej lojërave më të mira në botëror. Brazilianët me lojën ndaj Kilit dëshmuan se janë favoriti kryesor që ta fitojnë botërorin. Brazilianët dëshmuan lojë superiore, duke mos lejuar për asnjë çast që t’i rrezikohet fitorja.
Brazilianët të udhëhequr nga Kaka, Robinho, Fabiano, Maicon e futbollistë të tjerë ishin të pandalshëm për skuadrën rivale. Në pjesën e parë të takimit, brazilianëtr heshtën kilianët. Kili u mbrojt deri në minutën e 35-të me mjaft sukses, por nga kjo minutë nuk ka qenë në gjendje t’i bëjë ballë lojës sulmuese të brazilianëve.
Brazili shpërtheu me lojë të bukur, me gola dhe sjellë gëzimin te adhuruesit e saj. Pikërisht në minutën e 35-të Maicon nga korneri harkoi për bukuri, ndërsa futbollisti Juan ka shënuar me kokë dhe 1:0. Pas tre minutave lojë, Brazili shënoi edhe golin e dytë. Kaka futbollist i palodhshëm, me bisht të syrit ka vërejtur të pambuluar brenda 16-shit Luis Fabianon, i cili me mjeshtëri kaloi edhe portierin e Kilit, Bravo dhe 2:0. Edhe në pjesën e dytë ishte Brazili që shënoi gol.
Në minutën e 59-të, Ramirez bëri sllallom të vërtetë në mbrojtjen Kilit të shkapërderdhur, duke pasuar topin deri te Robinho, i cili nga 13-14 metra, ka dërguar gjuajtje sa mjeshtërore, aq edhe të saktë dhe 3:0. Kili në pjesën e dytë rrezikoi disa herë portën braziliane, por pa sukses. Pas disa rasteve të Kilit, duhet veçuar gjuajtjen e futbollistit Suaso nga largësia, por topi qëlloi transverzalen dhe largohet jashtë portës. Brazili kualifikohet në çerekfinale, ku takohet me Holandën, ndërsa Kili eliminohet nga botërori.
Brazili-Kili 3:0 (2:0)
Stadiumi “Ellis Park”, Johannesburg.
Shikues: 54096.
Gjyqtar: Weeb.
Shënues: Juan (35′), Fabiano (38′), Robinho (59′).
KV: Kaka, Ramirez (BR), Vidal, Fuentes, Millar (KI).
Brazili: Julio Cesar, Maicon, Lucio, Juan, Bastos, Silva, Fabiano (Kleberson), Kaka (Nilmar), Robinho (Gilberto), Alves dhe Ramires.
Kili: Bravo, Fuentes, Isla (Millar), Contreras (Tello), Carmona, Sanchez, Vidal, Suazo, Gonazalez (Valdivia), Beausejour dhe Jara.









