Argjentina ka fituar në ndeshjen e dytë të ditës së shtunë duke e mundur Nigerinë me rezultat minimal 1 me 0.
I vetmi gol që u shënua në kë ndeshje ishte ai i Gabriel Heinze, i cili shënoi me kokë në minutën e gjashtë pas pasimit nga këndi.
Pjesa e dytë kaloi në një lojë të baraspeshuar, ndërkaq Messi në minutën 75 nuk arriti që të thëllojë epërsinë pas një rasti ideal që e pati.
Pas kësaj fitore Argjentina gjendet në pozitën e dytë në grup, pas Koresë Jugore e cila është e para pasi që mundi Greqinë me rezultat 2 me 0.









