Home » Futboll » Bogdani transferohet tek Cesena Calcio

Bogdani transferohet tek Cesena Calcio

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani do të luaj sërish në Serie A stinorin e ardhshëm në Itali. Eri ka vendosur të vesh uniformën e ekipit Cesena Calcio.

Lajmin e kanë konfirmua disa media italiane të internetit.

“Çezena e re do të flasë shqip”, kështu shkruante sajti italian “RomangaNoi.it”.

“Dashi i ajrit”, siç e përshkruajnë mediat italiane sulmuesin gjigant shqiptar, nuk pati sezone të shkëlqyera në dy vitet e fundit, por ai do të jetë një përforcim i dobishëm për trajnerin, Massimo Ficcadenti. Në sezonin 2004-2005, me trajnerin Ficcadentin në bankinën e Veronës, Bogdani bëri sezonin e tij më të mirë në karrierën e tij në Itali, duke shënuar 18 gola në 38 takime në Serinë B.

Dje në mediat italiane, Bogdani ishte shprehur haptazi i interesuar për ekipin e Cesenas, sidomos pasi që skuadrës i printe ish-trajneri i tij, Ficcadenti.

Te Çezena në sezonin 2002-2003 ka luajtur edhe Florjan Myrtaj, autor i 12 golave kur skuadra italiane ndodhej në Serinë C.

Stinorin e fundit Bogdani ishte anëtar i Chievos, kurse në javët e fundit të edicionit të kaluar të Serie A, ai për shkak të mos vazhdimit të kontratës me këtë skuadër ishte lënë anash nga trajneri duke mos u paraqitur në shumë ndeshje të ekipit.

Bogdani 33 vjeçar tash 10 vite është duke luajtur në Itali prej se ishte transferuar te Reggina më 2000 nga NK Zagreb i Kroacisë. Gjatë kësaj dekade ai kishte luajtur edhe për Salernitana, Verona, Siena, Livorno e Chievo, kështu që skuadra e Cesenas është ekipi i tij i tij i shtatë në futbollin e Apenineve. Cesena është kthyer në Serie A si nënkampione e Serie B, duke përfunduar pritjen 19 vjeçare për ndeshje në elitën e futbollit italian.

Pritet që “Er-bomber” të ketë më shumë hapësirë te skuadra e Cesenas, gjë që do t’i ndihmonte atij edhe për paraqitje në kombëtaren shqiptare.

B o x

Nëntë shqiptarët e Serie A

Në edicionin e ardhshëm të Serie A në futboll, pritet të paraqiten madje nëntë futbollist shqiptar, që do të paraqiste një rekord të vërtetë.

Blerim Xhemajli (Parma), Përparim Hetemaj (Brescia), Ergun Berisha (Udinese), Pajtim Kasami, Edgar Çani e Samir Ujkani (Palermo), Ledian Memushaj (Chievo), Arturo Ymeri (Genoa) dhe Erjon Bogdani (Cesena) janë të paraqitur deri më tani zyrtarisht për stionorin e ardhshëm. Deri në fund të afatit kalimtar të futbollistëve edhe mund të ketë ndryshime.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni