Home » Botërori 2010 » Blater: Finalja nuk ka qenë e tillë çfarë e kemi pritur

Blater: Finalja nuk ka qenë e tillë çfarë e kemi pritur

Presidenti i FIFA-s Sep Blater ka deklaruar se loja e ashpër e disa futbollistëve në finale ka bërë që në këtë ndeshje të mungojë spektakli dhe ndeshje të mos jetë ajo që pritej.

“Finalja nuk ka qenë e tillë çfarë unë dhe Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e ka pritur. Fer plaji nuk ka qen në nivel dhe gjyqtarët kanë pasur punë vërtetë të vështirë për të kontrolluar lojën” ka deklaruar Blater për mediat e huaja pas finales.

Gjyqtarui Hauard Veb në këtë ndeshje ndëshkoi 13 lojtarë me kartonë të verdhë kurse Xhonatan Haitinga i Holandës u ndëshkua me karton të kuq. Blater rreth gjykimit në finale dhe përgjithësisht në kampionat deklaroi:

“Ky është një nga aspektet njerëzore të lojës ku gabimet janë të mundshme. Nëse do të kishim saktësi teknologjike dhe shkencore më nuk do të kishte diskutime për asgjë, por na duhet të jetojmë me gabime te gjyqtarëve dhe të lojtarëve”. Blater është një nga kundërshtarët e mëdhenj të aplikimit të ndihmesave teknologjike për gjyqtarët por duke se pas gabimeve të mëdha në gjyqtarëve në këtë botëror do të jetë i detyruar të bëjë kompromis rreth këtij qëndrimi të tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni