Drejtuesit e skuadrës turke Besiktas i kanë bërë ofertë Real Madridit për huazimin e mesfushorit Jose Maria Guti deri në fund të këtij edicioni.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gazeta spanjolle “Marca”.
Kjo e fundit shkruan se trajneri i Besiktasit, Mustafa Denizli tashmë është në Madrid duke negocuar me Gutin 33-vjeçar, që nuk po ka hapësirë këtë edicion në përbërjen e parë te Manuel Pellegrinit.
Mësohet se oferta e skuadrës turke është shumë e majme dhe gjasat janë të mira që gjatë këtij janari Guti të përfundojë në radhët e tyre. Krahas Besiktasit në huazim mesfushorin spanjoll e kanë kërkuar edhe skuadrat angleze Manchester United, Manchester City, Bolton dhe Blackburn./kohanet









