Home » Hendboll » Besa Famiglia, fituese e kupës

Besa Famiglia, fituese e kupës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka qenë i pranishëm në ndeshjen finale të kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në mes Prishtinës dhe Besa Famiglia nga Peja (meshkujt).

Skuadra e hendbollit Besa Famiglia është fituese e kupës së shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës. Pejanët në finale shënuan fitore me rezultat 36:30 kundër kampionit në fuqi, Prishtinës.

Prishtina vetëm në pjesën e parë të ndeshjes ka qenë rivalë i barabartë dhe atë deri në 20 minutat e parë të takimit, kur shifrat në semaforë shënonin rezultatin 10:10.]

Në vazhdim Besa ishte ajo që diktoi lojë nëpërmjet hendbollistit të spikatur Llazar Spirovskit i ndihmuar nga hendbollisti Aldrin Zekaj, kanë qenë protagonist të pandalshëm për rivalët. Në radhët e Prishtinës më efikasi ka qenë Shkëlzen Kërtoku, por nuk ka mundur më shumë të bëjë me bashkëlojtarë të tjerë.

Pjesa e parë ndeshjes përfundoi me rezultat 14:19 në favor të Besës. Pejanët në pjesën e dytë patën të njëjtën ritëm të lojës dhe vazhdimisht shtonin epërsinë.

Në minutën e 47-të mori fund çdo gjë për skuadrën e Prishtinës kur rezultati ishte 21:27 në favor të skuadrës pejane. Besa shënoi fitore me rezultat 36:30 dhe stoliset me trofeun e kupës apo i katërti pas pavarësimit të sportit të Kosovës.

Besa ka siguruar pjesëmarrjen në kupën e fituesve të kupave evropiane. Shënuesit më efikas të Besa ishin Spirovski me 13 gola e Zekaj me 9 gola, kurse te Prishtina Kushtrim Kastrati e Alban Dobroshi me nga 7 gola. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ia dorëzoi kupën kapitenit të Besës, Arben Muçollit.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Besës, Jasmin Mërkonja, tha: “Kemi ekip më të mirë, më shtatlartë dhe më përvojë dhe arritëm të shënojmë fitore me plotë meritë. Ndërkaq, Taib Kabashi, kryetrajner i Prishtinës, tha: “Besa ka dëshmuar lojë më të mirë dhe natyrisht se shënojë fitore me meritë. Djelmoshat e mi u angazhuan aq sa patën mundësi, ndërsa pejanët i përgëzoi për trofeun e kupës”.

Prishtina-Besa Famiglia 30:36 (14:19)

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Shikues: 700.

Gjyqtarë: A. Azemi, E. Beqiri.

Shtatëshet: Pr. 8 (4), Be. 5 (5).

Përjashtimet: Pr. 14 min, Be. 14 min.

Prishtina: H. Dobroshi, Nuza, Salihu, Arifi, Mustafa, Haxhiu 3, Zhuri 1, Kastrati 7 (3), Maloku 4, A. Dobroshi 7 (1), Gashi, Jashari, Llapashtica, Kërtoku 5, Kabashi 3 dhe Demiri.

Besa Famiglia: Sylejmani, Muçolli 3, Mijushkoviq, Zekaj 9 (3), Shala, Spirovski 13 (2), Cvetkovski 3, Tatlixhiu 2, Azizi 4, K. Shala, Idrizi 1, Kastrati, Krasniqi 1 dhe Ibraj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni