Home » Futboll » Berlusconi u fishkëllye nga tifozët

Berlusconi u fishkëllye nga tifozët

Rreth 3000 tifozë të Milanit kanë mbajtur një protestë në kompleksin stërvitor të klubit kundër pronarit Silvio Berlusconi.

Të martën ka nisur faza përgatitore e Milanit, ndërsa është prezantuar trajneri i ri Massimiliano Allegri. Në prezantim ishte edhe Berlusconi, që u fishkëllye nga tifozët. Tifozët e Milanit të pakënaqur me aktivitetin e klubit në transferime të lojtarëve kanë protestuar të martën. Milani të martën ka transferuar nga Genoa mbrojtësin grek Sokratis Papastathopoulos, por me këtë transferim nuk ka kënaqur apetitet e tifozëve.

Tifozët “ultra” të Milanit në një deklaratë për media kanë kërkuar nga krerët e klubit që të ndryshojnë strategjinë e tyre dhe të bëjnë investime të menduara.

“Ne e kuptojmë shumë mirë situatën ekonomike dhe problemet që kanë skuadrat e mëdha për të investuar dhe për të menaxhuar buxhetet. Por, mund të bësh transferime të mëdha edhe pa shpenzuar shifra marramendëse. Ne do të vazhdojmë protestën tonë kundër atyre që më nuk tregojnë dashuri për Milanin dhe janë plotësisht dhe ekzkluzivisht të përfshirë në aktivitete jashtë futbollit. Për ne asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket Berlusconit. Ai vazhdon të jetë një figurë e paarsyeshme”, thuhet në deklaratën e tifozëve.

Milani në stinorin e fundit në Serie A mbeti pa trofe dhe përfundoi në pozitën e tretë në kampionat.
Këtë verë “rossonerët” kanë shpenzuar pesë milionë euro për transferimin e grekut 22-vjeçar Papastathopoulos, ndërsa si lojtar të lirë mori mbrojtësin 34-vjeçar, Mario Yepes. Po ashtu e huazoi edhe portierin e Genoas, Marco Amelia.

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, i ka dalë në mbrojtje Berlusconit.

“Protesta e tifozëve nuk është e drejtë. Berlusconi e shpëtoi Milanin në vitin 1985 nga bankrotimi. Që nga atëherë skuadra ka arritur në tetë finale të Ligës së Kampionëve. Në futboll ka ndërruar shumë. Shumica e skuadrave kanë dyfish më shumë buxhetet sesa ne. Por, ne nuk heqim dorë nga ambiciet”, ka thënë Galliani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni